Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti me një viktimë dhe 9 të plagosur si pasojë e përmbysjes në greminë të një minibusi që drejtohej nga Arjol Xhepexhiu në Gramsh.
Burime bëjnë me dije për ABC se mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6-vjeç.
Ndërkohë 3 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën për shkak të dëmtimeve të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës për një trajtim të specializuar mjekësor.
Dy prej tyre janë transportuar me ambulancë ndërkohë që i treti është sjellë me helikopter. m.v/abcnews.al