U vaksinua fillimisht me AstraZeneca, Merkel bën Moderna-n si dozë të dytë

schedule22:44 - 22 Qershor, 2021

schedule 22:44 - 22 Qershor, 2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës për koronavirusin. Lajmin e bëri të ditur të martën një zëdhënës i qeverisë. 66-vjeçarja u vaksinua me AstraZeneca në prill, më shumë se dy javë pasi autoritetet gjermane rekomanduan përdorimin e dozës vetëm për personat që janë mbi 60 vjeç.

Kancelares, si dozë e dytë iu injektua vaksina e prodhuar nga Moderna.

Miliona doza të vaksinës AstraZeneca janë administruar në mënyrë të sigurt në Evropë, por shqetësimet zgjaten për një lloj të rrallë të mpiksjes së gjakut që shihet në një numër jashtëzakonisht të vogël të të vaksinuarit.

Dhjetëra shtete e kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së prodhuar AstraZeneca në mars ose i kufizuan ato tek të moshuarit. Sidoqoftë, disa prej tyre, përfshirë Gjermaninë, që atëherë kanë rifilluar përdorimin ose plotësisht ose me kufizime pasi rregullatorët shëndetësorë thanë se benefitet nga vaksina tejkalojnë çdo rrezik. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!