“Jam i pari që kritikoj veten”, Morata: Le të më vërshëllejnë, s’e kam problem

schedule19:36 - 18 Qershor, 2021

schedule 19:36 - 18 Qershor, 2021

Alvaro Morata humbi disa raste për gol në ndeshjen Spanjë-Suedi, që u mbyll pa gola. Nesër është radha e takimit të dytë në Euro 2020, ndaj Polonisë në Sevilla (21:00).

Kritika të shumta ka marrë sulmuesi i Juventusit këto ditë, teksa trajneri Luis Enrique i ka dalë në mbrojtje. Morata është gati të shlyejë gabimet e kryera ndaj polakëve dhe ka një mesazh për tifozët.

E vlerësoj shumë besimin e trajnerit dhe do të jap gjithçka nga vetja. Ata që më njohin e dinë shumë mirë se sa rëndësi të madhe ka kombëtarja për mua. Unë kam vetëm një gjë për të thënë: na mbështesni, duhet të fitojmë me Poloninë.

Asgjë nuk ndodh nëse tifozët zgjedhin të më vërshëllejnë, ka disa gjëra që nuk kuptohen ndonjëherë. Unë jam i pari që kritikoj veten, nuk më ze gjumi natën kur gaboj.

Gjëja e mirë është që kam një tjetër shans dhe sigurisht që nuk do të jetë i vetmi. Jam më i motivuar se kurrë për ndeshjen e nesërme“, deklaroi Morata në konferencën për shtypin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!