Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anglia mund “zotat”/ “Tre luanët” fitojnë 3-2 në Madrid ndaj kampionëve të botës

schedule13:10 - 16 Nëntor, 2026

schedule 13:10 - 16 Nëntor, 2026

Ishin 60 minuta përsosmëri dhe 30 minuta kaos.

E tillë ndeshja e Anglisë në “Uanda Metropolitano” të Madridit që u dha një fitore të madhe ndaj kampionëve të botës në fuqi.

Spanja më në fund u mund, kjo ndodhi me shifrat 3-2, dhe në një mënyrë dramatike e spektakolare.



“Tre luanët”, që u duk se I kishin mësuar leksionet e dhimbshme të humbjes ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, dhe ndaj Spanjës në duelin e parë të Ligës së Kombeve, u duken si diçka jashtë këtij planeti.

Epërsi e plotë në pjesën e parë, konkretizuar vetëm në fund me një penallti bujare të shënuar nga Harri Kejn.

Pas pushimit, erdhën shpejt e shpejt dy gola të tjerë, me autorë dy lojtarët e Arsenalit, Konsa e Uajt, ndërsa trajneri Tomas Tuhel duket se kishte bërë zgjedhjet e duhura.

Gjithsesi, Anglia mbetet Anglia, edhe kur dominon.

Jo vetëm që vazhdoi të sulmonte me epërsinë 3-0, por gaboi rëndë, mbeti me 10 lojtarë dhe I dha mundësinë Spanjës të rikthehej.

Një penallti shënuar nga Ojarzabal në 65’ bëri që “Furitë e Kuqe” të kishin shpresë.

Niko Uilliams shënoi të dytin në 75’, pas asistit të Lamin Jamalit, u duk se afroi përmbysjen.

Gjithsesi, në 30 minuta kaotike, shpikësit e futbollit u mbajtën, edhe falë portierit Traford, që bëri pritje shpëtuese.

Kështu përfundoi seria e 43 ndeshjeve radhazi pa humbje për Spanjën, dhe e 12 sfidave radhazi të fituara.

Sa për Anglinë, ajo vërtetoi fjalët e trajnerit Tuhel që tha para ndeshjes se jemi në gjendje të bëjmë diçka të madhe.

Ndoshta leksionet janë mësuar, dhe “tre luanët” do të dinë të luftojnë për trofe, duke nisur nga kjo Ligë e Kombeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!