Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria “e vogël” jep shpresë/ Shqipëria U21 barazon 0-0 me Spanjën miqësoren e luksit

schedule12:40 - 18 Nëntor, 2026

schedule 12:40 - 18 Nëntor, 2026

Nuk ishte si gjithë të tjerat.

Shpresat e Shqipërisë mund të ndeshen me kundërshtarë si Spanja kryesisht në eliminatoret e kampionateve europiane, ndërsa kur vjen puna tek një miqësore, do të thotë se jemi rritur si status.

Një sfidë përgatitore mes kuqezinjve deri 21 vjeç dhe “Furive të Kuqe” u luajt në “Arenën Air Albania” në kryeqytet, aty ku do të mbahet edhe finalja e Kampionatit Europian vitin e ardhshëm.



Pesë herë kampionët e kontinentit, siç duket, deshën ta provonin tapetin ku do të synojnë në 2027 që të kthehen tek titulli që u mungon që nga viti 2019.

Të besuarit e trajnerit Alban Bushi, që do të jenë finalistë të Europianit si bashkëorganizatorë me Serbinë, luajtën një pjesë të parë mjaft të mirë ndaj një kundërshtari tepër më të fortë.

Mjaft të themi se Spanja U21 kishte në fushë yje si Bernal I Barcelonës, Espi I Realit të Madridit, Mendoza I Atletikos së Madridit, Kanales I Bilbaos apo Vale I Komos.

Gjithsesi, kuqezinjtë e rinj guxuan dhe patën ndonjë rast, në një prani të mirë të tifozëve në “Arenë”.

Gjithsesi, kjo deri në pushim, sepse më pas “muzika” ndryshoi.

Iberikët e trajnerit David Gordo u hodhën në sulm në kërkim të fitores.

Rastet nuk munguan, madje pati edhe të pastër, por gjithsesi gol nuk pati.

Trajneri Bushi ishte padyshim I kënaqur pas ndeshjes. Duke pasur parasysh diferencën mes dy skuadrave, barazimi pa gola ndaj “Furive të Kuqe” është padyshim një rezultat I mirë, që tregon se Shqipëria U21 ka shanset e saj për të qenë dinjitoze në finalet e Kampionatit Europian vitin e ardhshëm që do të mbahet në vendin tonë dhe në Serbi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!