Pamje të shkrepura nga zonat e prekura nga përplasjet Izrael-Palestinë tregojnë se ata që po i vuajnë pasojat janë civilët. Raketat dhe sulmet që vijojnë prej tetë ditësh i kanë kthyer shtëpitë në gërmadha ndërsa njerëzit janë detyruar që të kërkojnë strehim.
Gazan Kamal Hirzallah, një 55-vjeçar në Gaza pa t’i dëmtohej shtëpia përpara syve pasi një ndërtesë aty afër u shemb në orët e para të mëngjesit.
Vajzat, vëllezërit, mbesat, nipat dhe nëna e tij ishin të gjithë ndodheshin në banesën e tij duke kërkuar strehim kur ju kërkua që të evakuoheshin menjëherë.
“Të gjithë dolëm, duke mos ditur çfarë të bëjmë … u ulëm në rrugë dhe morëm një telefonatë tjetër që na kërkonte të mos ktheheshim derisa të na njoftonin…Kur u kthyem shtëpia nuk njihej më. Ishte e gjitha e dëmtuar, pa dyer e dritare…” sb/abcnews.al/