Dinamo ka marrë një fitore dramatike me Burrelin dhe ruan vendin e parë në grupin A të Kategorisë së Parë, ndërkohë që në ndjekje të tyre është Korabi që mposhti skuadrën e Vorës me rezultatin 3-1.
Në stadiumin “Niko Dovana” u vendos gjithçka në minutat shtesë, teksa sulmuesi italian Ortolani ndëshkoi portierin Miraka të matjanëve dhe Dinamo shpërtheu në festë.
Gjithsesi pritet të ketë shumë polemika, pasi arbitri anësor i anuloi një gol Burrëlit për pozicion jashtë loje. Pamjet filmike tregojnë se vendimi i marrë është i gabuar, pasi Zefi që pasoi për shkodranin ishte në pozicion të rregullt.
NDESHJA TJETËR – Dibranët nuk falën në shtëpi, teksa i shënuan dy gola të shpejtë skuadrës së Vorës. Fillimisht shënoi Skuka dhe më pas Murrja, ndërsa sulmuesi kryesor i Korabit realizoi edhe të tretin.
Xhaferri i Vorës shënoi me penallti një gol sa për statistika, pasi ekipi i Agim Canajt mori tre pikët dhe tashmë renditet në vendin e dytë dhe shpreson deri në fund për ngjitjen në Superiore. abcnews.al
Kategoria e Parë – Grupi A (Play-off)
E shtunë, më 24 prill, ora 14:00
Dinamo-Burreli 1-0
Shënues: Ortolani 92’
Korabi-Vora 3-1
Shënues: Skuka 4’, 32’ Murrja 12’ / Xhaferri (pen.) 83’