Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dinamo nuk i ndahet kreut/ Blutë e kryeqytetit ia dalin 3-1 ndaj Laçit në duelin e ligës

schedule14:11 - 20 Shtator, 2026

schedule 14:11 - 20 Shtator, 2026

Vetëm 17 vjet më parë pati nisje më të mirë.

Dinamo vazhdoi me sukseset në Superligën shqiptare duke arritur fitoren e katërt radhazi, e gjitha kjo në 5 javë, duke qenë në nivelin e sezonit 2009-2010 kur doli kampion me trajnerin Shkëlqim Muça në stol.

Skuadra kryeqytetase, që sot drejtohet nga mjeshtri Ilir Daja, ia doli ndaj Laçit me shifrat 3-1 në “Elbasan Arenë”, aty ku është për momentin shtëpia e saj, sepse kryeqyteti nuk ka stadium për të qenë.

Ekipi i Dajës kaloi i pari në avantazh në minutën e 22-të kur shënoi Loran.

Gjithsesi, kurbinasit u përgjigjën shpejt dhe pa kaluar tre minuta barazuan kur topin në rrjetë e dërgoi Gamarra.

Sidoqoftë, Laçi mbeti me 10 lojtarë në fund të pjesës së parë, e pikërisht u përjashtua Gamarra.

E pati të pamundur të përballonte kundërshtarin pas pushimit.

Dinamo shënoi dy gola të tjerë me autorë Vilën dhe Ruçin.

Tashmë, kryeqytetasit mbajnë vendin e dytë në renditjen e Superligës me 12 pikë, një më pak se Teuta që kryeson. Egnatia ka 9 pikë, por do ta luajë këtë të diel ndeshjen e saj, në orën 18:30 ndaj Partizanit.

Pas një vere europiane shumë të mirë, dhe lodhjes në fillim të kampionatit, “nëndetësja” duket se është kthyer në formën e saj më të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!