Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Dinamon s’ka “të kuq” që ta ndalin/ Blutë fitojnë me meritë 4-2 derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit

schedule23:09 - 12 Shtator, 2026

schedule 23:09 - 12 Shtator, 2026

Tifozët e kuq ndoshta kishin shpresë tek ndonjë mrekulli.

Edhe pse po flasim për derbi, forma e Partizanit këtë sezon deri tani është e tillë që nuk të jep shumë shpresë, dhe sfida ndaj Dinamos konfirmoi krizën.

Pavarësisht suksesit në Shkodër ndaj Vllaznisë, u kuptua se ishte e pamundur të shmangej humbja e dytë në 4 javë të Superligës, madje gjithçka ishte e merituar.

Theksojmë se derbi I Tiranës sërish nuk u luajt në kryeqytet dhe pasi ka provuar Elbasanin, Durrësin, madje edhe Vlorën, këtë herë ishte disi më afër, në Vorë.

E mbiquajtura “nëndetësja” ishte vazhdimisht në epërsi, duke arritur në 3-1 në pjesën e parë, e duke mbyllur duelin 4-2.

Reagimi për shkak të krenarisë dhe fanelës nuk bëri dot më shumë se kaq.

Me trajnerin Ilir Daja të kthyer në stol pas dënimit, blutë shënuan radhazi me autorë golash Berishën, Hoxhallarin dhe Silva-Riçardsin, ndërsa Aliu barazoi përkohësisht për Partizanin.

Me të nisur pjesa e dytë, shifrat u ngushtuan në 3-2 falë rrjetës nga Fadairo.

Më pas, të kuqtë u përpoqën dhe goditën edhe shtyllën, ndonëse edhe kundërshtari I pati rastet e tij.

Në fund, Qardaku siguroi suksesin me një gol shumë të bukur.

Dinamo ka tani 9 pikë, po aq sa Egnatia kampione, por që ka luajtur një ndeshje më pak, atë ndaj Elbasanit këtë të diel në orën 18:30.

Partizani ka vetëm 4 pikë dhe rrezikon të zbresë në vendet e fundit të renditjes së Superligës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!