Australia konfirmon viktimën e parë pas vaksinimit me AstraZeneca

schedule13:51 - 16 Prill, 2021

schedule 13:51 - 16 Prill, 2021

Rregullatori i barnave në Australi ka konfirmuar viktimën e parë pas vaksinimit me AstraZeneca, shkruan The Guardian

Bëhet fjalë për një 48 vjeçare, e cila vuante nga diabeti. Australia ka raportuar 3 raste të mpiksjes së gjakut por 48 vjeçarja është viktima e parë. Në deklaratën e saj, TGA(Administrata e Mallrave Terapeutike)  tha se situata  ishte komplikuar edhe më shumë nga sëmundjet ekzistuese të pacientes.

Sipas autoriteteve, gruaja kishte marrë vaksinën në 8 Prill. Ajo u shtrua në spital katër ditë më vonë dhe vdiq të mërkurën.

Kryeministri, Scott Morrison, u bëri thirrje të gjithëve që të mos dilnin në përfundime në lidhje me rastin, duke theksuar se rastet e mpiksjes së gjakut të lidhura me vaksinën mbetën jashtëzakonisht të rralla dhe se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!