Identiteti vazhdon të jetë i humbur.
Brazili, kombëtarja më e madhe e futbollit në botë, mbetet në krizë lojë e rezultatesh, dhe tifozët provuan dëshpërimin e radhës.
Pak javë pas eliminimit të dhimbshëm, veçse të merituar në Kupën e Botës përballë Norvegjisë, ja ku erdhi dëshmia më e fundit që “Selesao” nuk është aspak vetvetja, edhe pse në stol është një emër I madh.
Karlo Ançeloti dhe të besuarit e tij mezi shpëtuan kokën në miqësoren ndaj një rivali modest si Australia.
Në “Queensland Country Bank Stadium” në Taunsvil, gjithçka përfundoi 1-1, por pesë herë kampionët e botës ishin në humbje deri në minutën e pestë shtesë.
Irankunda shënoi për të mbiquajturit “kangurët” në 68’, dhe u desh goli I zëvendësuesit Rajan, pas asistit të kapitenit të Barcelonës, Rafinja, që të vinte barazimi.
Ançeloti deklaroi pas ndeshjes se tifozët duhet të bëjnë durim, sepse përparësia e tij është rinovimi I kombëtares, ndërsa shtoi se “Selesao” e tij mund të kishte fituar.
Gjithsesi, reagimi mediatik nuk ishte pozitiv.
“Barazimi me Australinë pasqyron fillimin e cikleve të reja në kombëtare këtë shekull, – shkruan “Lans”, – Brazili ka fituar vetëm 3 nga gjashtë ndeshjet e para pas Botërorit në këtë shekull”.
“Folja de Sao Paulo” kritikon se Selesao përsëriti problemet e Kupës së Botës në barazimin me Australinë. Ekipi I Ancelotit luajti keq!
Miqësorja e radhës e e Brazilit do të jetë këtë të martë, sërish përballë Australisë.

