Në Kosovë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor në burgje.
Rreth 125 mjekë pritet të marrin vaksinën AstraZeneca, ndërsa brenda SHKK-së pritet që të marrin doza anti-Covd mbi 3 mijë persona.
Sipas Departamentit Shëndetësor të Burgjeve institucionet korrektuese janë institucione vulnerabël për sëmundjet ngjitëse, kjo është edhe një nga arsyet përse është parë me prioritet vaksinimi i stafit.
Mediat në Kosovë shkruajnë se në burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës janë vaksinuar 7 punonjës shëndetësorë.
“Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka vlerësuar se Institucionet korrektuese janë institucione vulnerabël për sëmundje ngjitëse, andaj janë me prioritet për vaksinim dhe si të tillë e ka bërë kërkesën për Komitetin e Vaksinimit të vendit. Sipas Komiteti për menaxhim të vaksinimit, deri më tani ka filluar vetëm vaksinimi i stafit shëndetësor të institucioneve korrektuese nëpër qendra regjionale”, thuhet në përgjigjet në e Shërbimi Korrektues i Kosovës, shkruan Insajderi.
/abcnews.al/