Franca fitoi me rezultatin minimal 0-1 kundër Bosnje Hercegovinës në transfertë dhe trajneri i kampionëve të botës, Didier Deschamps, u pyet në lidhje me këtë triumf jo të lehtë.
Tekniku francez ishte i drejtpërdrejtë dhe kërkoi që ta kuptonin të gjithë se askush nuk mund të fitojë aq lehtë, pavarësisht kundër kujt ekipi je duke luajtur.
Për këtë ai bën edhe një analogji, duke përdorur rezultatin e arritur sot nga Kazakistani, që barazoi 1-1 me Ukrainën jashtë fushe.
“Është e vështirë për çdo ekip. Shikoni Kazakistanin, që sipas jush (drejtuar gazetarëve), ishte një ekip i lodhur, sapo ka marrë një barazim në Ukrainë. Jo aq ekip i lodhur, eee”, tha Deschamps. /abcnews.al
Didier Deschamps: "It is difficult for everyone. Look at Kazakhstan, who according to you (journalists) was a team of morons, they've just managed a draw in Ukraine. Not so moronic eh."
— Get French Football News (@GFFN) March 31, 2021