Kukësi luan nesër fatet e sezonit. Kupa është shtegu i vetëm për të kapur Europën dhe pengesa e radhës në këtë rrugë është Teuta. Verilindorët luajnë nesër në Durrës ndaj skuadrës së Edi Martinit.
Para kësaj ndeshje për mediet foli trajneri i Kukësit, Mirel Josa, që nuk u zgjat shumë, por tregoi qartë qasjen maksimale për ndeshjen e nesërme. “Gjithsecili ka interesat e veta për Kupën. Për ne është rruga e vetme për të vazhduar të pretendojmë për të zënë një vend në Europë.
Pavarësisht oshilacioneve që kemi pasur, skuadra është në gjendje të mirë fizike, ndërsa nga ana psikologjike kemi pasur luhatje. Nëse pretendojmë të japim 100% të mundësive tonë në mënyrë që të minimizojmë problemet që kemi”, përfundoi fjalën e tij Josa. /abcnews.al