Zi te Tirana para derbit me Partizanin, shuhet ish-mbrojtësi i djathtë

schedule15:19 - 11 Mars, 2021

schedule 15:19 - 11 Mars, 2021

Një tjetër ish-futbollist i Tiranës është ndarë nga jeta. Sadik Struga është i fundit që pikëllon bardheblutë para derbit me Partizanin.

25 herë kampionët e vendit kanë dhënë lajmin e hidhur dhe i shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve të Strugës, i cili ka qenë pjesë e Tiranës në vitet ’50.

“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Sadik Struga. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e ish-futbollistit, i cili dha një kontribut të madh për sportin.

Ai mbajti veshur fanellën e Tiranës si mbrojtës i djathtë në vitet ‘50”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi i Tiranës në rrjetet sociale. /abcnews.al