Krimet e fundit në Shkodër, marshim paqësor nga qytetarët

schedule21:35 - 7 Shtator, 2018

schedule 21:35 - 7 Shtator, 2018

Shumë qytetarë nga Shkodra u mblodhën në pedonalen e qytetit për të marrë pjesë në marshimin e paralajmëruar një ditë më parë kundër krimit dhe drogës.

Ata mbanin parulla në duar si “Kultura e Shkodrës është më e fortë se plumbat e drogës.

Në marshim krahas qytetarëve kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, të cilët dhanë mesazhet e tyre për më shumë paqe. Ata bënë thirrje për çarmatosje dhe të mos qëllohet mbi njerëzit. Protesta u organizuar nga te rinjte e  FRPD.

Në dy muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje dhe dy rrëmbime në Shkodër që tronditën këtë qytet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!