Basha: Elbasani, gjeneza e bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin

schedule12:25 - 6 Shtator, 2018

schedule 12:25 - 6 Shtator, 2018

Pas Shkodrës, opozita zgjedh Elbasanin për të zhvilluar mbledhjen grupeve parlamentare. Nga qyteti që është  gjeneza e bashkëpunimit të kryeministrit Rama me krimin sipas liderit demokrat, partitë opozitare bëjnë publike platformën e çlirimit të qeverisë nga krimi.

“Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin. Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin. Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve. Këto janë katër objektivat kryesore të platformës tone, object I dikustimit të gjerë në këtë mbledhje të zgjeruar këtu në Elbasan”, u shpreh Basha.

Opozita kërkon Vetting për politikanët, njësoj njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

“Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur”, tha Basha.

Pranon që gabimet e bëra gjatë qeverisjes i ndëshkuan me votë. Por si opozitë nuk do donin që energjitë t’i shpenzonin se si të largojnë kriminelët nga gjithkund në qeveri dhe administratë por si të kontribuojnë në përmirësimin e jetesës së qyetarëve.

“Kemi 5 vjet që harxhojmë energjitë tona si opozitë për të hequr kriminelët , vrasësit, drogaxhinjtë, përdhunuesit, nga zyrat e shtetit, ku i ka futur Edi Rama., në vend që këtë energji ta përdorim për të përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe të fëmijëve të tyre, për ta bërë atë më të zhvilluar, më evropiane,” u shpreh ai.

Kryetari i Partisë Demokratike u zotua në emër të opozitës që ti japin fund korrupsionit që nis nga paradhoma e Edi Ramës tha Lulzim Basha .

“Rama është me krimin, ne jemi me njerëzit!”

Duket se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka dashur ti shtojë apo ti heqë asnjë fjalë deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!