Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme programin e energjetikës.
Basha është takuar më një biznes të madh në Durrës.
Lexo edhe: “Do bëhet më mirë”, Basha në Durrës: Sot energjia në kolaps për shkak të korrupsionit
Gjatë bashkëbisedimit për pronarin si edhe punonjës në këtë biznes, tha se gjendja e vështirë në të cilën ndodhet sot biznesi me qeverinë e re do të ndryshojë sepse biznese do të trajtohet si partner i rëndësishëm ku shteti do të ketë rol mbështetës me synim zhvillimin e ekonomisë dhe punësimin e qytetarëve shqiptarë.
Pjesë nga fjala e kryedemokratit Lulzim Basha:
“Kjo qeveri e ka mendjen me vjedh fondet e juaja në vend që të marri fondet e BE-se dhe t’ju ndihmojë ju. Të garantoj që këtu ndryshimi do të jetë shumë i shpejtë sepse është interes i të tre palëve. Është interesi yt si sipërmarrës, është i padiskutueshëm e the vetë, është interesi i qytetarëve shqiptarë sepse hap vende pune dhe ul çmimin e energjisë.
Është interesi po kështu i industrisë shqiptare se jo vetëm që nuk do t’i taksojmë, por do t’i ndihmojmë që të fillojmë të instalojmë panelet diellore dhe të ndërthurim prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore me prodhimin e energjisë dhe furnizimin me rrjetin energjetik.
Është leverdia e shtetit qoftë sa i përket shitjes së energjisë që prodhon vetë shteti, qoftë sa i përket eksportit. Pra, në qoftë se ka një fushë ku realisht fitojmë të gjithë pa përjashtim dhe kjo fushë dhe kjo është arsyeja pse e kemi vendosur në planin tonë të energjisë si prioritetin numër një dhe do të keni mbështetje të plotë çfarëdo vështirësish të keni kaluar. 2 muaj deri në 25 Prill mos u dorëzoni.
Garantoj që në qoftë se ke arritur sa ke arritur deri tani pa asnjë ndihmë nga shteti madje me shtetin kundër, që ngriheni në mëngjes e shkoni në darkë në shtëpi vetëm duke u marrë me shtetin, me inspektorët e shtetit imagjinoni se çfarë do të arrijmë bashkë kur të më kesh në krah, mua, qeverinë e re që do dalë pas 25 Prillit dhe gjithë politikat dhe gjithë planet që kemi shpallur publikisht.
Imagjinoni se çfarë do të arrijmë bashkë. Ti si sipërmarrës dhe pastaj kjo do plotësojë edhe misioni tonë se misioni jonë ka të bëjë me njerëzit.
Nuk do jemi ortakë do jemi aleatë për të ndihmuar njerëzit, për të përfituar shqiptarët, për të fituar Shqipëria. Po për këtë gjë e para që duhet të ndodhë është ndryshimi me 25 prill dhe këtë do ta ndjeni në çdo aspekt të veprimtarisë suaj, të bilancit tuaj, të mbështetjes që do të keni. Nuk do t’i shikoni asnjëherë zyrtarët e shtetit t’ju vijnë t’ju shohin nga xhepat e nga duart.
Po i patë do ti shikoni për të ardh për t’ju ndihmuar dhe do të keni minimumi ndihmën që jep sot rajoni, po të garantoj edhe më shumë sepse është një nga fushat që ne e konsiderojmë prioritete mos them njësoj si turizmi për të nxitur prodhimin, për të nxitur punësimin dhe për të nxitur rritjen e rrogave kjo është një fushë që mund të punësoje 10-tra mijëra shqiptarë me rroga 2-3 fish rrogën minimale”, tha Basha.
/abcnews.al/