Kukësi sfidon nesër Teutën në “Niko Dovana” në një ndeshje shumë të fortë mes skuadrash me objektiva të larta në këtë sezon. Para kësaj betejë në konferencë për shtyp doli trajneri i verlindorëve, Mirel Josa, i cili qëndroi me këmbë në tokë.
“Është një ndeshje shumë e vështirë. Nuk më diferenca në këtë periudhë, ashtu si më përpara. Nuk ka siguri, duhet shumë seriozitet dhe duhet të përmirësohemi. Skuadra e Teutës është e ekuilibruar, qoftë ndeshjet jashtë dhe ato brenda ka luajtur dhe ka marrë maksimumin.
Ka lojtarë me eksperiencë dhe nuk ka pasur shumë lëvizje në merkato. Drejtuesit kanë menduar ta konsolidojnë. Vijmë pas një ndeshje me Partizanin, të cilën në disa fragmente e luajtëm mirë. Kishte edhe momente, që na ndëshkuam dhe nuk e përballuam dot Partizanin. Mendimi im është mos e shohim atë ndeshje, por anën psikologjike sepse këtu çedojmë pak.
Nuk duhet të kërkojmë rrugën e mesme sepse kjo varet nga niveli i skuadrave të tjera. Duhet të kërkojmë vetëm të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje, është një grup që kërkon të përmirësohet. Kemi treguar se pas një ndeshje të mirë, kemi luajtur dobët dhe më pas jemi përmirësuar.
Ne do mundohemi të ngremë nivelin e skuadrës sa më lart taktikisht dhe teknikisht. Pjesa fizike është kjo që është dhe nuk kemi ç’përmirësojmë. Më intereson shumë që gabimet e një ndeshje të mos i përsërisim në ndeshjen tjetër ose të bëjmë më pak”, u shpreh Josa. /abcnews.al