Përkeqësohet renditja e Shqipërisë në raportin “Të Bësh Biznes 2018”

schedule16:57 - 31 Tetor, 2017

schedule 16:57 - 31 Tetor, 2017

Shtimi i lejeve të ndërtimit, apo regjistrimi i pronave nuk e kanë ndihmuar Shqipërinë të përmirësohet në raportin ndërkombëtar për të bërë biznesin. Në raportin e fundit, Shqipëria ka zbritur 7 vende, duke u renditur në vendin e 65-të.

Në raportin e Bankës Botërore “Doing Bussines 2018 ” Shqipëria ka humbur 7 vende duke u renditur e 65-a mes 190 ekonomive të vlerësuara. Një vit më parë, Shqipëria renditej në vendin e 58-të. Renditja është përkeqësuar pavarësisht disa hapave të ndërmarra, veçanërisht lirimin e lejeve të ndërtimit.

Por, renditja në raportin “Të bësh biznes” varet si nga zhvillimi vendas edhe ai i vendeve të rajonit.
Shqipëria ka shënuar përmirësim në dy tregues. Përmirësim i financimit, i ndikuar nga disa nisma ligjore dhe miratimi i ligjit për falimentin, si dhe rregullimi i tregut të punës. Në raportin e saj, Banka Botërore ka vlerësuar amendimin e ligjit për orarin e punës që lejohet në një javë dhe shpërblimet njësoj të burrave dhe grave.

Marrja e energjisë elektrike vazhdon të jetë problem per sipërmarrjet duke e renditur Shqipërinë në vendin e 157 nga 190 në total. Edhe për pagesën e taksave viojmë të mbetemi poshtë në renditje duke qenë në vendin e 125 në botë. Regjistrimi i pronave dhe lejet e ndërtimit, janë parametra po ashtu të dobët për ne, ndonëse dukej se u ndërmorën hapa në këtë drejtim. Ne të dy rastet renditemi pas 100 vendeve. Mbrojtja e investitorëve dhe ulja e barrierave tregtare kanë marrë vlerësim pozitiv, duke na renditur më mirë, në vendin e 20-të dhe 24-t.

 

https://youtu.be/BU_NQvOfSZ8

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!