Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka komentuar situatën në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se jo të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit të vjetër kanë qenë të korruptuar.
Spaho ngriti gjithashtu shqetësimin për korrupsionin në administratën publike, duke argumentuar se shumat më të mëdha po kalojnë përmes dikastereve dhe drejtorive të përgjithshme.
Duke iu referuar vendimeve të KLP-së dhe KLGJ-së, Spaho pretendoi se këto institucione kanë marrë atribute që, sipas tij, shkojnë përtej rolit të tyre.
Ish-deputeti i PD theksoi se detyra e institucioneve të drejtësisë është njohja dhe zbatimi i ligjit, ndërsa përplasjet institucionale, sipas tij, janë një problem që duhet adresuar.
“ Në drejtësinë e vjetër, jo të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët ishin të korruptuar, kishte punonjës shumë të mirë. Të thuash morën këto masa financiare dhe luftuam korrupsionin, ky është iluzion.
Ne duam drejtësi në kohë, sepse drejtësia e vonuar është padrejtësi. Shumat më të mëdha po kalojnë përmes administratës, në dikastere, në drejtori të përgjithshme, ku po abuzohet dhe ryshfetet e drejtësisë janë me herë më të mëdha. Me vendimin e KLP dhe KLGJ, ata morën atributet jo vetëm të qeverisë, por edhe të legjislativit. Drejtësia ka detyrë të njohë dhe zbatojë ligjin. Nga këta që duhet të bëjnë këtë detyrë kemi përplasjen e institucioneve.”

