Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Gjykatat “futen” në politikë/ Lami: Jemi përballë një precedenti të rrezikshëm. Leka: Në pikëpyetje besueshmëria e drejtësisë

schedule22:56 - 14 Shtator, 2026

schedule 22:56 - 14 Shtator, 2026

Pedagogu Roland Lami thotë se jemi përballë një precedenti të rrezikshëm, teksa gjyqësori kërkon t’i caktojë pagat vetes.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Lami u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të zgjidhë konfliktet dhe jo të jetë burim konflikti.

Ndërsa analisti Martin leka deklaroi se ky konflikt ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e drejtësisë.

Roland Lami: Jemi përballë një precedenti të rrezikshëm. Unë kam bindjen, ne në shkenca politike, këtij lloj fenomeni i themi vetëqeverisje kooperative e gjyqësorit. Gjykata Kushtetuese në shkurt, vendos se formula e pagave është antikushtetuese, por vendos një standard ku duhet të merret në konsideratë, duke vendosur disa referenca. Gjykata Kushtetuese, te pika 1110, vendos një parim, i cili nënkupton kur nuk funksionon mekanizmi i parë, aktivizohet mekanizimi i dytë rezervë. Në rast se Kuvendi deri në 31 korrik 2026 nuk propozon formulën e re të pagave, për pagat e mbetura, do jepet referenca. Gjykata Kushtetuese, në pikën 110, merr kompetencat e legjislativit. E ka këtë kompetencë Gjykata Kushtetuese? Ekspertët e Gjykatës Kushtetuese prandaj janë. Funksioni i Gjykatës Kushtetuese është të zgjidhë konfliktet, jo të jetë burim konflikti.

Martin Leka: Njerëzit e kuptojnë se çfarë po ndodh. Një ndër pushtetet themelore në demokraci, del nga shinat e lokomotivat e shtetit e së drejtës. Ky është precedent i rrezikshëm. KLP dhe KLGJ kanë bërë autogol, duke vënë në situatë të vështirë sistemin gjyqësor. KLP dhe KLGJ e kanë marrë pa analizuar asgjë tjetër. Unë do isha dakord edhe ndaj kësaj skeme që ka propozuar sistemi i drejtësisë, me një kusht, nësee na garantojnë që mijëra e mijëra dosja, do bëhen zero dosje në vitin x, ta thonë vetë ata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!