Me një ceremoni spektakolare e gjitha në stilin italian, Lojrat Mesdhetare ulën siparin pas dy javësh të mbushura me gara dhe emocione. “Taranto 2026” ishte e sukseshme edhe për Shqipërinë, që mbylli konkurrimin e saj me gjashtë medalje, dy prej të cilave të arta.
Edhe një herë shkëlqyen mundja dhe peshëngritja. Mundësi Islam Dudaev mori të artën e parë për “Team Albania”, ndërsa nga e njëjta disiplinë erdhën dy medaje të tjera, një argjendi nga Zelimkhan Abakarov dhe një bronzi nga Ardit Zeneli.
Më pas triumfi ishte I gjithi për Briken Caljen. Peshëngritësi bëri një paraqitje spektakolare në kategorinë deri në 75 kilogramë duke fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes.
Calja e kurorëzoi garimin e tij edhe me medalje bronzi në shtytje, ndërsa vendosi edhe katër rekorde në Lojrat Mesdhetare. Medalja tjetër për delegacionin kuqezi u fitua nga peshëngritësja tjetër Enkileda Carja.
Ajo fitoi medalje bronzi në shkëputje, në kategorinë deri në 100 kilogramë. Në fund të “Taranto 2026”, Shqipëria e mbylli turneun në vendin e 16-të të klasifikimit të përgjithshëm.
Në një pozicion më lart u rendit Kosova, që gjithashtu fitoi dy medalje ari në boks me Donjeta Sadikun dhe në karate me Islam Slemanin. Po ashtu, atletët “Dardanë” morën tre medalje argjendi dhe katër bronzi, në një total prej 9 medaljesh gjithsej.
Triumfi në Lojërat Mesdhetare ishte i gjithi për Italinë. Të zotët e shtëpisë ishin skuadra më me shumë medalje, 224 në total, mes tyre 74 të arta. Treshja e parë u plotësua me Turqinë dhe Greqinë.

