Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Balla: Policia bëri detyrën/ Kreu i grupit parlamentar të PS: Perimetri i sigurisë së shkollave është i paprekshëm

schedule23:18 - 14 Shtator, 2026

schedule 23:18 - 14 Shtator, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas incidentit të ndodhur pranë një shkolle në Tiranë, ku Policia e Shtetit ndaloi një person të skeduar për aktivitet kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Balla mbrojti veprimet e policisë, duke theksuar se efektivët kanë zbatuar ligjin dhe detyrën e tyre në mbrojtje të sigurisë së qytetarëve dhe veçanërisht të nxënësve.

“Gjatë ndalimit, ky individ ka sharë dhe fyer punonjësin e policisë. Nuk di asnjë vend tjetër europian që Policia nuk do të vepronte njëlloj. Prandaj mjaft sulmuat Policinë”, shprehet Balla.

Ai u ndal edhe te respektimi i perimetrit të sigurisë së shkollave, duke theksuar se këto hapësira duhet të mbeten të paprekshme nga çdo aktivitet që cenon rendin dhe sigurinë.

Reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS vjen në një kohë kur siguria në ambientet shkollore është vendosur në fokus të institucioneve përgjegjëse, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!