Ish deputeti demokrat, Edmond Spaho ka komentuar debatin për pagat e gjyqtarëve dhe përplasjen institucionale mes sistemit të drejtësisë dhe qeverisë.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Spaho u shpreh se qeveria ka bërë një propozim më të favorshëm nga sa ishte e detyruar të bënte, me synimin për t’i dhënë fund konfliktit dhe për ta mbyllur çështjen me dinjitet.
Sipas tij, propozimi duhet të miratohet më 17 shtator, duke i dhënë fund kështu debatit të krijuar.
“Qeveria ka dhënë pak më shumë sesa duhet të jepte, për të mbyllur këtë debat institucional. Ata e kuptojnë shumë mirë këtë konflikt, dhe që sistemi i drejtësisë nuk ka të drejtë. Por për ta mbyllur me një dinjitet, ai propozim që është bërë nga qeveria të miratohet në 17 shtator, dhe të mbyllet kjo histori”, theksoi ai./abcnews.al

