Dren Abazi sjell një tjetër atmosferë në Folie Marine. Edicioni Veror arrin të marrë emocionet e tij një ditë përpara performancës në Sunny Hill Festival. Dreni tregon se performanca në Folie ishte diçka ndryshe për të, sepse zakonisht nuk performonte në të tilla vende. Por nuk mohoi kënaqësinë që ndjente të ishte pjesë e kësaj atmosfere verore. Ai tregoi dhe dëshirën e tij për të performuar dhe në skena akoma më të mëdha. Ai rrëfeu se si u bë e mundur pjesëmarrja e tij në Sunny Hill festival dhe miqësinë e tij me Dukagjin Lipën, babain e Dua Lipës.
Gjithashtu, performuese në Folie Marine ishte dhe Dafia Zeqiri. Por tentativave te Edicionit Veror për ti marrë një intervistë, këngëtarja i është përgjigjur me një barrierë njerëzish. Konsideruar si një nga personazhet më hermetike të showbizit shqiptar, bëri të mundur që ne vetëm të ndiqnim performancën e saj energjike për publikun që e priste./abcnews.al