“Një nga njerëzit më fals”, plas sherri mes Dafina Zeqirit dhe grimierit të njohur: O gënjeshtar

schedule15:08 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 15:08 - 23 Dhjetor, 2022

Një sherr ka ndodhur së fundmi në showbizin shqiptar. këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka shpërthyer kundër grimierit Arbër Bytyqi.

Përmes një postimi në Instagram, ajo i kërkon me tone të ashpra që të mos i postojë më fotot e saj në profilin e tij. Ndër të tjera, Dafina e quan grimierin gënjeshtar dhe një nga njerëzit më fals.

Arbër rrenc Bytyqi MUA [make up artist]! Mjaft postove foto shumë të edituara të miat! Të miat në përgjithësi! Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di mirë pse! Je një nga njerëzit më fals që kam njohur në këtë industri! Një gënjeshtar! Mjaft! Më postove! “Mua”! Pikë! Nuk veproj kështu zakonisht, por dreqi e mori! Ti je një sociopat!”, ka shkruar këngëtarja.

Ndërkohë, Dafi nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme mbi çfarë ka ndodhur mes tyre, ndërsa nga ana e Arbërit nuk ka ende një reagim./abcnews.al