Lajm i trishtë, ndahet nga jeta ish-anëtari i bordit drejtues të Vllaznisë

schedule11:58 - 9 Janar, 2021

schedule 11:58 - 9 Janar, 2021

Shkodra është zgjuar me lajm të keq sot. Mësohet se Mark Laloshi, konsulent ligjor pranë bashkisë së Shkodrës dhe ish-anëtar i bordit drejtues të klubit të Vllaznisë është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Laloshi gjatë muajve të fundit vuante nga një sëmundje e rëndë, ndaj së cilës nuk mundi të mbijetojë. Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e ka njoftuar kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ngushëllon të afërmit dhe familjarët e të ndjerit.

POSTIMI- Ndarja nga jeta e qytetarit të mire, prindit të përkushtuar e profesionistit Mark Laloshi, është një lajm i trishtueshëm për të gjithë.

Për ne që punuam me të, që e njohëm nga afër, e vlerësuam për punën e tij, është trishtim edhe më i madh. I shpreh ngushëllimet vajzave, familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!