Bllokohen 5 biznese tregtimi mishi në Lezhë, punonin pa licencë

schedule10:44 - 6 Gusht, 2018

schedule 10:44 - 6 Gusht, 2018

Pesë subjekte që tregtonin mish në Lezhë u bllokuan nga hetimi tatimor pasi ishin të paregjistruara si biznese. Ky veprim erdhi pas një kontrolli të AKU-së së Lezhës në këto subjekte që konstatoi se tregtimi i mishit kryhej në një ambinet të pamiratuar, pa kushte higjieno-sanitare si dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, si vula dhe çertifikata veterinare. Po ashtu secili nga këto 5 subjekte u gjobit me 100 mijë lekë dhe u bllokuan në total 122,5 kg mish derri.

Ndërsa në qarkun e Elbasanit, Shërbimi Veterinar ka kryer kontrolle në disa prej tregjeve si: Gramsh, Peqin, Prrenjas dhe Qukës. 12 masa administrative janë vendosur për subjektet që nuk plotësonin kushtet për tregtimin e kafshëve të gjalla, pasi ishin të palicensuar.

AKU në bashkëpunim me Policinë e shtetit do të vijojnë të kryejnë kontrolle edhe në tregjet e tjera të Shqipërisë për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore të konsumatorëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!