Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Marrëveshja Trump-Putin, strategji elektorale”/ Shala: Pas fushatës mund të rikthehen sanksionet ndaj Rusisë

schedule21:45 - 12 Tetor, 2026

schedule 21:45 - 12 Tetor, 2026

Xhavit Shala, profesor i asociuar i çështjeve të sigurisë, deklaroi në emisionin “War Report” se përpjekjet e Donald Trump për të arritur marrëveshje me Rusinë janë të lidhura, sipas tij, me strategjinë elektorale.

Shala theksoi se lufta në Ukrainë ka ndryshuar raportet në terren, duke nënvizuar se Kievi ka krijuar kapacitetet e veta mbrojtëse. Sipas tij, strategjia e Trump nuk po jep rezultatet e synuara, ndërsa pas fushatës elektorale, presidenti amerikan mund të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë.

“Trump po përpiqet që të kapitalizojë në zona të ndryshme. Marrëveshja me Putin është vetëm një telefonatë, është pjesë e një fushate elektorale. Këto çmime janë rritur është rritur për shkak të naftës. Është një lëvizje elektorale, ai mendon se duke qenë pjesë e fushës së komunikimit, mund të ndikojë.



Ky është edhe një problem ligjor. Ai ka marrë përsipër edhe riskun e këtij problemi. Në raport me Ukrainën, Zelensky nuk është ai i Dhomës Ovale. Ukraina ka krijuar kapacitetet e veta. Trump ka strategjinë e tij që mendon që e nxjerr fitues, por në fakt jo. Unë mendoj se pas fushatës elektorale ai do të kthejë sanksionet ndaj Rusisë”, tha eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!