Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati i dështuar në Lezhë, tre të ndaluarit dalin para gjykatës për masën e sigurisë

schedule10:24 - 12 Tetor, 2026

schedule 10:24 - 12 Tetor, 2026

Vinçesk Piroli, 38 vjeç, Kristian Ymeri, 34 vjeç, dhe Elden Tarja, 25 vjeç, të ndaluar tre ditë më parë nën dyshimin se po përgatitnin një atentat në Lezhë, janë paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Lezhës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Tre të rinjtë u ndaluan nga policia pas dyshimeve se po përgatiteshin të kryenin një vrasje. Sipas të dhënave paraprake, Piroli dhe Ymeri dyshohet se lëviznin të armatosur me një motor të bardhë dhe me skafandra të zeza në aksin e vjetër rrugor Pllanë–Lezhë.

Motori me të cilin dyshohet se lëviznin rezulton i vjedhur në Suedi.



Ndërhyrja e policisë bëri të mundur ndalimin e tyre, si dhe të personit që dyshohet se i transportonte me automjet. Për shoqërimin e të ndaluarve drejt gjykatës janë marrë masa të shtuara sigurie.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe rolin e dyshuar të secilit prej tyre. Sipas informacioneve paraprake, të ndaluarit nuk kanë dhënë ende dëshmi lidhur me ngjarjen.

Pritet që gjykata të vendosë për masat e sigurisë ndaj tre të dyshuarve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!