Largimi i të rinjve, Basha: Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën

schedule08:48 - 7 Janar, 2021

schedule 08:48 - 7 Janar, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me një nga çështjet e shumë diskutuara së fundmi në vendin tonë që është largimi i të rinjve.

Basha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook shkruan se shkak për largimin e të rinjve është vetë Edi Rama.

Kryedemokrati bën thirrje që të largohet kryeministri aktual nga qeverisja në mënyrë që tu rikthehet shpresa shqiptarëve.

Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria. Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën!”,shkruan Basha./abcnews.al