Gjyqi në CAS për Çinarin, Partizanit i zhbllokohet merkato

schedule15:37 - 4 Janar, 2021

schedule 15:37 - 4 Janar, 2021

Më në fund lajmi që e prisnin të gjithë te Partizani. CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka vendosur të heqë pezullimin e merkatos së “Demave të Kuq” në lidhje me çështjen Erald Çinari.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Partizani jep lajmin e mirë për gjithë tifozerinë e kuqe. Klubi mund të ndërhyjë në merkato tani në janar, diçka që do e bëjë më në fund për t’i dhuruar trajnerit Ilir Daja një ekip sa më të fortë.

Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari.

NJOFTIM

Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të…

Posted by FK Partizani Albania on Monday, 4 January 2021

Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje.

Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e Janarit“, lexohet në komunikatën e Partizanit. /abcnews.al