Lampard: Ishim “blozë” në pjesën e parë, s’ma varte kush kur flisja në verë

schedule21:07 - 3 Janar, 2021

schedule 21:07 - 3 Janar, 2021

Chelsea nuk ia doli të përballojë Manchester City ditën e sotme, takim që e humbi me rezultatin 1-3. Ndeshja e tretë radhazi pa fitore në kampionat për “Blutë e Londrës”, që kanë rrëshqitur në vendin e tetë në kampionat.

Gjithçka përfundoi në pjesën e parë, me ekipin e Pep Guardiolës që shënoi tre herë brenda 16 minutave. Frank Lampard flet hapur pas ndeshjes, duke i cilësuar si tepër të dobëta 45 minutat e para të djemve të tij.

Pësuam dy gola të evitueshëm brenda pak minutave, më pas nuk arritëm të reagonim. E kishim të qartë se topin do e mbante City, e dinim që ata nuk do të luanin me një qendërsulmues klasik.

Nuk duhet t’i kishim lejuar hapësira kundërshtarëve, por e bëmë atë gabim. Luajtëm shumë keq në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë më pëlqeu karakteri i skuadrës, edhe pse ndeshja ishte mbyllur.

Titulli? Në verë të gjithë flisnin për fitimin e titullit, ndërsa unë isha i bindur që ishim në fazë ndërtimi si skuadër dhe do hasnim vështirësi këtë sezon“, deklaron trajneri i Chelsea. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!