Vaksina, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, “AstraZeneca”, mund të aprovohet për përdorim pak pas Krishtlindjeve, në Britani. Lajmi është bërë i ditur nga një këshilltar i qeverisë, ndërsa vjen për shkak të frikës së përhapjes së variantit të ri të koronavirusit në vend.
Profesori Sir John Bell, një akademik i Oksfordit dhe anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë për Emergjencat, i tha Independent se nuk kishte asnjë “shqetësim” në lidhje me këtë vaksinë, e cila po shqyrtohet ende nga Autoriteti Rregullativ i Barnave dhe Shëndetit të Britanisë së Madhe.
Miratimi i vaksinave do të ishte një nxitje e madhe për të vënë nën kontroll Covid-19, pasi është më e lehtë për tu shpërndarë sesa Pfizer/BioNTech që përdoret aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Qeveria e Britanisë ka urdhëruar 100 milion doza të vaksinës Oxford/AstraZeneca, me rreth 40 milion në dispozicion deri në fund të Marsit.
Ndërkohë, sipas informacionit të lëshuar javën e kaluar nga provat klinike të fazës 1 dhe 2 të vaksinës AstraZeneca, ata kanë konfirmuar se stimulon një gamë të gjerë të përgjigjeve të antitrupave dhe qelizave T në disa individë.
Ndërkohë, prodhuesi britanik i barnave ‘AstraZeneca Plc’ i tha Reuters të martën se vaksina e saj duhet të jetë efektive kundër variantit të ri të koronavirusit, duke shtuar se studimet ishin në proces për të hetuar plotësisht ndikimin e mutacionit. g.v/abcnews.al