Tentuan të grabisnin banesën, dy autorë në pranga dhe një tjetër në kërkim

schedule09:32 - 27 Korrik, 2018

schedule 09:32 - 27 Korrik, 2018

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të grabisin një banesë në Shkodër. Hajdutët janë përplasur fizikisht me të zotin e shtëpisë, por nuk kanë arritur të marrin para. Policia ka ndaluar dy autorët dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Një banesë në Shkodër është tentuar të grabitet. Autorët ishin tre persona të maskuar dhe që mbanin armë me vete. Gjithçka ka ndodhur herët në mëngjes në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Grabitësit sapo hynë brenda në shtepi u përballën me të zotin e shtëpisë dhe i kërkuan para. Më pas, ata e kërcënuan se do ta vrisnin, por Agron Veseli iu përgjigj “më qëlloni se para nuk kam”.

Përplasja e 62-vjeçarit me grabitësit është degjuar nga fqinjët, të cilët njoftuan policinë.

Kjo e fundit pasi mbërriti në banesë ka arritur të arrestojë vetëm dy prej autorëve Pllumb Kolbuçaj, 45 vjeç dhe Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç.

Ndërsa autori i tretë, një 20-vjeçar, është shpallur në kërkim. Kryefamiljari Agron Veseli nga goditjet e grabitësve ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autorëve në momentin e arrestimit, policia u gjeti maska, doreza, dhe një levë hekuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!