Tirana ndeshet nesër me Kukësin në “Elbasan Arena” dhe para kësaj beteje në konferencë për shtyp foli Isaac Gyamfi, talenti i mesfushës së bardhebluve. Ganezi foli për pritjen te Tirana dhe forcën e ekipit të tij.
“Isha i ri te Tirana dhe më pritën shumë mirë, u ndjeva si në shtëpinë time, më pritën si një familje. Unë dua të luftoj me skuadrën dhe të arrijmë fitoren e radhës. Çdo lojtar vjen për të ecur përpara dhe kjo do të jetë një shkallë për të bërë hapin e radhës.
E vetmja vështirësi që kam hasur ka qenë gjuha sepse më është dashur të flas vetëm anglisht. Pjesa tjetër ka shkuar rrjedhshëm. Patëm disa vështirësi, por mendoj se të gjithë lojtarët do të japin maksimumin për të arritur në vendin e parë dhe po punojmë fort për ta arritur këtë gjë.
Unë besoj te djemtë. Nuk shohim ndonjë kundërshtar të fortë dhe besoj se në çdo ndeshje do të japim maksimumin dhe 100% tonë. Më pëlqen Çelhaka, kam marrëdhënie shumë të mirë me të. Çdo lojtar ka pozicionin e tij dhe është shumë mirë të bashkëpunosh me ta sepse e bën punën më të lehtë”, u shpreh Gyamfi. /abcnews.al