Conte: Tashmë solidariteti i BE për emigrantët është realitet

schedule15:20 - 16 Korrik, 2018

schedule 15:20 - 16 Korrik, 2018

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, deklaroi se tashmë solidariteti i Europës ndaj Italisë, për sa i përket situatës së emigrantëve është një realitet. Kjo pas vendimit të Francës, Maltës dhe Gjermanisë për të ndarë mes tyre, 150 emigrantët e fundit, që nuk u lanë të zbrisnin në brigjet italiane.

Pas 100 emigrantëve që u morën përsipër nga Franca dhe Malta mbrëmjen e së dielës tashmë dhe Gjermania ka rënë dakord të marrë 50 të tjerë. Sipas kryeministrit italian, Giuseppe Conte, ky është solidariteti dhe përgjegjësia që Italia ka kërkuar prej kohësh nga Europa. Dhe tashmë pas rezultateve të marra nga mbledhja e fundit e këshillit europian, po bëhen realitet.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook kryeministri italian Conte bën të ditur se qeveria e tij do të vazhdojë të punojë në këtë mënyrë për sa ipërket cështyjes së emigrantëve. Me këmbëngulje dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe zëvendës kryeministri, njëkohësisht dhe ministër i Brendshëm italian, Mateo Salvini. Ky i fundit u shpreh se Italia nuk është më kampi i refugjatëve të botës. Sipas tij, më në fund ekziston një qeveri e cila merret me interesat e qytetarëbe të saj.

Salvini theksoi se tashmë të gjithë në Bashkimin Europian kanë kuptuar se nuk mund të jetë vetëm Italia, ajo që pret emigrantë. Gjithsesi prioritet dhe objektiv përfundimtar mbetet bllokimi i nisjeve të gomoneve me emigrantë dhe jo shëprndarja e tyre në nivel europian.

Aktualisht në Moskë, ku ndoqi dhe finalen e Botërorit Francë-Kroaci, Salvini deklaroi se Italia do të heqë sanksionet ndaj Rusisë pasi deri tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!