Konflikt me armë zjarri në një lokal nate në Dhërmi

schedule09:17 - 8 Korrik, 2018

schedule 09:17 - 8 Korrik, 2018

Teksa flitet për rigjallërimin e turizimit, nga bregdeti i jugut raportohet një ngjarje që dëshmon sigurinë e ulët. Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në Dhërmi, në një klub nate në bregdet. Në rrjetet sociale raportohet për panik, nga të shtënat që kanë zgjatur disa minuta e madje edhe të lënduar gjatë largimit të klientëve të shumtë që po kërcenin në klubin bregdetar rreth orës 01.30 të mëngjesit.

Por policia në informacionin paraprak nuk jep shumë detaje për ngjarjen. Në njoftim thuhet se pas një konflikti në një lokal në Dhërmi, një person ka qëlluar me armë në ajër. Po sipas policisë nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa uniformat blu kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të ngjarjes.

Policia nuk jep të dhëna për shkakun dhe identitetin e personave të përfshirë në ngjarje, por thotë se po punohet për dokumentimin e plotë të saj./abcnews.al