Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrezikuan të mbyteshin në det/ Dhërmi, shpëtohen pesë persona

schedule10:08 - 22 Shtator, 2026

schedule 10:08 - 22 Shtator, 2026

Rrezikuan të mbyteshin në det pasi mjeti i tyre lundrues pësoi avari, Policia Kufitare  shpëton 5 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një mjet lundrues gomone që po lëvizte në drejtim të Porto Palermos, kishte pësuar avari, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë drejt vendit të sinjalizuar.

Sipas njoftimit të Policisë, shërbimet e Policisë Kufitare u vunë menjëherë në lëvizje pas marrjes së informacionit se një mjet lundrues gomone, i cili po udhëtonte në drejtim të Porto Palermos, kishte pësuar avari.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, efektivët ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesit të gomones dhe katër shtetasve që ndodheshin në bord.

Pesë personat u shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare deri në breg, në Porto Palermo. Sipas Policisë, ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar efektivët për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.

Policia Kufitare u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit, të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe të shmangin daljen në det kur ato paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!