SHBA raporton 2,157 raste fatale nga Covid-19, një person vdes çdo 40 sekonda

schedule17:47 - 25 Nëntor, 2020

schedule 17:47 - 25 Nëntor, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 2,157 vdekje të reja, të lidhura me koronavirusin, një person humb jetën çdo 40 sekonda në vend.

Kjo është hera e parë që nga maji që vdekjet nga Covid-19 rriten mbi 2,000 brenda një harku kohor prej 24 orësh. Dita me më shumë vdekje ka qenë gjashtë muaj më parë, më 14 prill kur u regjistruan 2,806 raste fatale si pasojë e virusit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Po ashtu, brenda 24 orëve, vendi regjistroi  170,000 raste të reja me koronavirus ndërsa numri i të shtruarve në spitale shkoi në 87,000.

Ekspertët thonë se numri i rasteve në SHBA mund të rriten ndërsa amerikanët bëhen gati që të festojnë Ditën e Falenderimeve. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!