Mesfushori i Chelseas, Ross Barkley, po shkëlqen këtë sezon në Premier League. Anglezi në fakt është huazuar tek Aston Villa, pasi nuk po gjente më hapësira në formacionin e Frank Lampard.
Megjithatë, trajneri i bluve të Londrës është bindur tashmë për aftësitë e tij dhe me shumë mundësi Ross do të rikthehet në “Stamford Bridge” në fundin e këtij sezoni. Sipas raportimit të “90min”, anglezi nuk do të lejojë që Aston Villa ta blejë përfundimisht kartonin e Barkley.
Kujtojmë se 26-vjeçari ka dhe tre vite kontratë me Chelsean dhe mesa duket kjo aventurë e re i ka bërë mirë atij. Deri më tani, Barkley është aktivizuar në gjashtë ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar dhe dy gola. /abcnews.al