Situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese. Shumë vende kanë marrë masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Deri më tani autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar 31 mijë e 215 raste. Ndërsa rastet aktive mbeten 12 mijë e 008.
COVID-19 i ka marrë jetën 860 personave, ndërsa janë shëruar 18, 347 pacientë.
Vetëm dje në Kosovë janë shënuar 720 raste të reja , ndërsa 11 pacientë kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të sigurojë 1,2 milion vaksina falas për qytetarët./abcnews.al/