Amendamentet e Kodit Zgjedhor do të jenë gati brenda vjeshtës. Garancinë e jep bashkëkryetari i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore Blendi Çuçi. Sipas tij, është rënë dakord që votimi elektronik të pilotohet në disa bashki në zgjedhjet vendore te 2019.
Reforma zgjedhore nuk ka mbetur në vend numëro sipas bashkëkryetarit socialist të këtij komisioni Bledi Çuçi. Në vjeshtë do të jenë gati amendamentet e kodit.
“Fryma bashkëpunuese ekziston dhe nuk ka ansjë arsye që të përfundojmë brenda vjeshtës një paketë të plotë amendimesh rregullatore për të adresuar rekomandimëet e ODIHR të dhënë për Shqipërinë”.
Votimi elektronik dhe ai i emigrantëve nuk i ka bërë bashkë të majtët e të djathtët për kohën e aplikimit. Por edhe për këtë pikë duket se kanë gjetur një rrugë të mesme sipas socialistit Çuçi.
“Nëse do përdorim teknologjinë në procesin zgjedhor, hapi i parë do të jetë pilotimi, për këtë kemi rënë dakord. Nuk jemi në fazën e llogaritjes së ksotos, nëse do bëjmë pilotimin do jëtë për 2019. Ky model do të plikohet vetëm ëpr zgjehdjet e përgjithshme, kurse vendoret lidhen strikt me njerëzit që banojnë në një bashki të caktuar”.
Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore planifikon të propozojë ndryshime ligjore në pesë fusha kryesore të reformës: administrata zgjedhore, fushata, regjistrimi i zgjedhësve, përdorimi i teknologjive të reja të votimit dhe votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit./abcnews.al