Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha me një cilësim për opozitën jashtëparlamentare në raport me pandeminë e koronavirusit. Rama thotë se një opozitë që nuk gjen forcë të bëhet bashkë me shumicën as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk i duhet as dreqit, jo më popullit shqiptar.
“Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!”, shkruan Rama me anë të një statusi në Twitter.
Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai publikoi një video në rrjetet sociale, në të cilën ballafaqon deklaratën e kryeministrit i cili tha pak javë më parë se strategjinë vjeshtë-dimër e kanë hartuar që në qershor dhe nga ana tjetër në video janë rrëfimet e qytetarëve për kushtet në spitalet Covid./mv.abcnews.al
NJË OPOZITË QË AS NË NJË SËMUNDJE QË BIE NJË HERË NË SHEKULL NUK GJEN DOT FORCË TË BËHET BASHKË ME SHUMICËN NUK I DUHET AS DREQIT E JO MË POPULLIT SHQIPTAR!
— Edi Rama (@ediramaal) November 12, 2020


