Deri në 50 % ulje për çdo shërbim në “Hygeia Dent”, Zhuka: Ofrojmë çmime konkurruese

schedule09:10 - 11 Nëntor, 2020

schedule 09:10 - 11 Nëntor, 2020

Mjeku Roland Zhuka ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të mërkure në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për shëndetin oral si dhe ofertat që spitali Hygeia ofron për klientët në këtë periudhë pandemie.  Klinika dentare brenda spitalit “Hygeia” duke filluar nga dita e sotme ofron deri në 50 përqind ulje për të gjitha shërbimet qoftë për implantet, fasetat apo çdo ndërhyrje tjetër.

“Duke qenë se Hygeia është ndër klinikat më të mira në vend dhe klinika jonë brenda ambienteve të spitalit është e predispozuar dhe kjo ka qenë sfida ime personale që të japim një shërbim shumë cilësor. Por nuk ka lidhje me çmimet sepse jo vetëm që kemi çmime shumë konkurrente, të përshtatshme për të gjithë.

Për më tepër duke filluar që sot kemi filluar ofertën deri në 50 përqind ulje për të gjitha shërbimet dentare, duke marrë parasysh situatën ekonomike ku ndodhemi sot. Vizitat janë falas, ekzaminimet se çfarë shqetësimi ke, pastrimin e dhëmbëve, ulje për të gjitha kllefat, fasetat për aparatet e vendosjes së rregullimit të dhëmbëve.“, tha mjeku Zhuka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!