Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një presidenti të ri, Joe Biden. Por pavarësisht fitores, populizmi është ende i dukshëm në vend dhe demokratë e republikanë janë më të përçarë se asnjëherë. Sfida e vërtetë e Biden do të jetë shmangia e trazirave dhe dhunës që këto përçarje shkaktojnë, raporton huffpost
Impakti i fitores së Joe Biden nuk mund të nënvlerësohet: ashtu si është e dukshme, është domethënëse – për Shtetet e Bashkuara të Amerikës por dhe për Europën – nëse në Shtëpinë e Bardhë për katër vite do të jetojë Trump apo do të banojë një president demokrat. Por është e pallogaritshme fakti se vala blu, e paralajmëruar nga sondazhet dhe analistët, nuk u materializua.
Në këto zgjedhje presidenciale ku pjesëmarrja dhe beteja ishte e fortë, e shënjuar nga emergjenca e pandemisë, një president në ikje shumë kontrovers, jo i vlerësuar nga mediat, i akuzuar se rrezikon demokracinë, arriti të ruante të paprekur bllokun elektoral që e çoi në presidencë 4 vite më parë.
Çdo fakt vërteton se ky bllok ka rrënjë të thella. Është gjithashtu e dukshme se e majta nuk arrin ta largojë dhe pse ka vënë në lojë fuqinë e konsiderueshme politike, mediatike dhe kulturore, transmeton abcnews.al
Të dhënat e para për pjesëmarrjen në votime treguan një Amerikë të ndarë përgjatë linjave sociale, etnike dhe gjeografike. Fraktura e parë është ajo e gjinisë: sipas të dhënave të Wall Street Journal, Biden është votuar nga 55% e grave dhe vetëm nga 47% e burrave, ndërsa për Trump është e kundërta.
64% e klasës punëtore të bardhë, votoi për presidentin në largim, ndërsa sfiduesi mori 60% të votave të grave me diplomë. Trump ka fituar më shumë vota në krahasim me 2016-ën mes hispanikëve dhe afro-amerikanëve dhe pse mbetet në minoritet të qartë tek njerëzit me ngjyrë të cilët janë bastion i demokratëve.
Një frakturë tjetër njësoj si në 2016-ën është ajo mes zonave rurale dhe zonave metropolitane: Republikanët janë më të fortë në të parat ndërsa demokratët në të dytat. Një krisje mes qendrës dhe periferisë, përveç se mes shteteve të brigjeve dhe shteteve të brendshme, transmeton abcnews.al
Në fund janë shtetet blu që bëhen dhe më blu, dhe shtetet të kuqe që bëhen më të kuqe: partitë që fitojnë këtu shënuan një rezultat dhe më të thellë. Një shenjë e polarizimit politik mes zonave të ndryshme gjeografike, me zona që dominohen nga demokratët dhe të tjera nga republikanët. Në horizont profilizohet një ndarje më e qartë në krahasim me të kaluarën, mes tradicionalistëve të jugut dhe progresistëve të veriut.
Por frakturë shënohet dhe mes prioriteteve të dy elektorateve. Demokratët shqetësohen për shëndetin kryesisht ndërsa republikanët për ekonominë.
Racizmi është një çështje e rëndësishme për ata që votojnë Biden, ndërsa elektorati i Trump është më i përqendruar tek siguria. Demokratët do të donin një tranzicion të shpejtë drejt ekonomisë së gjelbër, ndërsa mbështetësit e Trump qëndrojnë të vendosur për të mbështetur ekonominë e naftës.
Zgjedhjet presidenciale nuk duket të kenë zgjidhur asnjë nga shumë çështjet e hapura në politikë dhe debatin publik amerikan. Zonat rurale, klasa punëtore dhe prodhuesit e armëve apo naftës mbrojnë egërsisht hapësirat e tyre ekonomike duke mos treguar asnjë dëshirë për të pranuar një sistem vlerash multi-kulturore; si dhe kundërshtojnë zgjerimin e sistemit shëndetësor federal. Paradoksalisht vetëm në politikën e jashtme, një element i rëndësishëm i fuqisë amerikane, mund të shihet ndonjë pikë e përbashkët dhe përpjekje për ndërmjetësim mes dy partive./abcnews.al