I akuzuar për korrupsion, SHBA i vendos sanksione një politikani libanez

schedule19:48 - 6 Nëntor, 2020

schedule 19:48 - 6 Nëntor, 2020

Administrata amerikane ka vendosur sanksione ndaj një politikani të lartë libanez, të cilin e ka akuzuar se luante një rol të rëndësishëm për korrupsionin në vend.

Sanksionet kanë vendosur ndaj Gebran Bassil, kreu i Lëvizjes së Lirë Patriotike, një parti e krishterë aleate e lëvizjes së fuqishme Shiite Hezbollah. Vendimi vjen në një kohë kur Libani është në krizë të thellë politike dhe ekonomike.

Vendi ka qenë në trazira për muaj me radhë, duke u përballur me protesta masive, pandeminë Covid dhe një shpërthim shkatërrues në portin e Bejrutit.

Demonstruesit kanë dalë në rrugë në të gjithë vendin duke kërkuar një rregullim të plotë të sistemit të tij politik, i cili shihet gjerësisht si vazhdim i korrupsionit dhe qeverisjes joefektive.

Libani gjithashtu po vuan kolapsin financiar, përkeqësuar nga efektet e pandemisë, si dhe zemërim të thellë kundër elitave qeverisëse për shpërthimin në portin e Bejrutit në gusht, i cili vrau pothuajse 200 njerëz dhe plagosi 6,000 të tjerë.

Sekretari i Thesarit i SHBA Steve Mnuchin kur njoftoi sanksionet tha se korrupsioni sistematik në sistemin politik të Libanit të ilustruar nga Bassil ka ndihmuar në gërryerjen e themelit të një qeverie efektive që i shërben popullit libanez./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!