Amerikanët këtë të martë po votojnë për të zgjedhur presidentin e tyre të ri. Mediat e huaja bëjnë me dije se deri më tani sipas sondazheve kryesues është Joe Biden.
Presidenti në detyrë Donald Trump duket se ka humbur dhe mbështetjen e disa prej ish bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.
Sipas mediave disa ish-pjesëtarë të stafit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë bërë të ditur votat e tyre në zgjedhjet presidenciale, duke deklaruar se kanë votuar për kandidatin demokrat, Biden.
Pjesë e kësaj liste janë emra të njohur të cilët kanë punuar për Trump, por që më vonë është dashur të lënë punën ose janë pushuar.
Disa nga zyrtarët që kanë votuar kundër Trump, janë Michael Cohen, James Comey, Omarosa Manigault Neëman, Anthony Scaramuçi, Miles Taylor, Alexander Vindman dhe Olivia Troye të cilët kanë shkruar në Twitter për votën që ja kanë dhënë Bidenit./abcnews.al