Ndodh mrekullia, 4 vjeçarja nxirret pas 91 orësh nga rrënojat në Turqi

schedule08:54 - 3 Nëntor, 2020

schedule 08:54 - 3 Nëntor, 2020

Është rritur në 100 numri i viktimave në Turqi nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë që goditi Izmirin ditën e premte ndërsa numri i personave të plagosur është 994.

Ndërkohë, bëhet me dije se forcat e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat pas 91 orësh një vajzë 4-vjeçare. Fëmija është dërguar në spital ku po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Ditën e djeshme, autoritetet turke nxorën nga rrënojat pas 65 orësh një vajzë 3 vjeçare, e cila aktualisht është në gjendje të mirë mjekësore./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!